MPB Maqedoni njofton se një shkupjan 37-vjeç është arrestuar pasi gjatë ditës së djeshme, në veturën e tij policia ka gjetur municion.
“Më 30 tetor 2025, rreth ora 20:35, zyrtarët policorë të Njësisë për ndërhyrje të shpejtë pranë SPB Shkup, pas marrjes së informacioneve operative, ndaluan një automjet “Renault Megane” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (37) nga Shkupi”.
“Gjatë kontrollit të kryer në automjet, policia gjeti 100 fishekë. R.A. u privua nga liria, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës penal”, thonë nga MPB.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
