SPB Tetovë njofton se ka ndaluar dy persona të cilët dyshohen për prostitucion.

Më 11.09.2025, në periudhën nga ora 12:00 deri në 14:00, pas informatave operative të marra paraprakisht dhe dyshimit se po kryhet prostitucion i ndërmjetësuar, efektivët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë kryer një kontroll aksion në disa objekte në Tetovë.

Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në orën 14:00, është privuar nga liria 41-vjeçaren G.Sh. nga fshati Bojanë e Shkupit, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale sipas nenit 191 të Kodit Penal, e cila është zënë në objekt. Në objekt është zënë edhe menaxheri G.N. (59) nga Tetova, pas së cilës nga të dy janë marrë telefona celularë.

G.Sh. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";