MPB njofton se dje ka ndaluar një person i cili është kapur duke vjedhur një celular.

“Më 16.01.2024 në ora 16:30 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga Qendra DPB dhe Bit Pazari kanë ndaluar A.B. (55) nga Shkupi.

Teksa hipte në autobus, ai u kap duke i vjedhur celularin një të miture nga Shkupi. Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një 55-vjeçar në Shkup, kapet duke vjedhur appeared first on Telegrafi.