Policia ka arrestuar një djalë të ri, 21 vjeç, nga fshati Kriva Pallankës, i cili dyshohet se në mes të ditës ka therur me thikë një nga Shkupi.

“Sot (04.03.2024) në ora 08:20 në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.Gj.(21) nga fshati Kriva Pallankës.

Ai dyshohet se më datë 03.03.2024 në ora 13:30 në afërsi të Qendrës së Transportit në Shkup me lëndë të mprehtë e ka sulmuar A.P.(24) nga Shkupi dhe i ka shkaktuar lëndime, konstatuar nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri”, informoi MPB-ja.

“Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë organet kompetente.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një djalë, dyshohet se ka goditur me thikë një person nga Shkupi appeared first on Telegrafi.