
Mbrëmë në orën 21:00 në Aeroportin e Shkupit, policia arrestoi V.S.N. (55) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim” gjatë shitjes së një apartamenti.
Siç thuhet në njoftimin nga Ministria e Brendshme, 34-vjeçari banor i Shkupit V.S.N. i pagoi 172.732 denarë kur lidhi marrëveshje noteriale për ndërmjetësim në blerjen e një apartamenti, i dëmtuari më vonë mësoi se apartamenti tashmë i ishte shitur një personi tjetër, pas së cilës e kuptoi se ishte mashtruar.
“Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
The post Ndalohet një grua nga Shkupi, mashtroi një person gjatë shitblerjes së një banese appeared first on Telegrafi.
Advertisement