MPB Maqedoni njofton se dje (10.07.2025) në orën 21:00 pranë një pompe benzine në Tetovë, oficerë policie e privuan nga liria S.S. (74) nga fshati Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës.

Rreth orës 20:00, ai po kryente punë bujqësore në arën e tij në Tetovë dhe duke vepruar kështu, i vuri flakën barit të thatë dhe mbeturinave në tre vende në fushë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, oficerët e policisë nxituan në vendngjarje dhe e privuan S.S. nga liria, ndërsa zjarri u shua nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Tetovës. S.S. po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, njoftojnë nga MPB.

The post Ndalohet një i moshuar në Tetovë, dyshohet se shkaktoi zjarr në tokë bujqësore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";