Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme është arrestuar një 20-vjeçar nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur një veturë.
“Më 14.08.2025 në orën 05:40 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin M.A. (20) nga fshati Gradec i Gostivarit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për veprën penale “vjedhje” të automjetit, e parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.
The post Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për vjedhje të veturës appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";