Ndalohet një person në Kriva Pallankë, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 18.10.2025 në orën 16:24 në fshatin Ginovce, komuna e Rankovcës, oficerët e policisë nga DPB e Kriva Pallankës ndaluan S.V. (30) nga Kriva Pallanka.

Më parë, ai kishte përplasur një automjet “Ford” me targa të Kriva Pallankës në një shtyllë betoni përpara një objekti ushqimor në fshat.

Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin, oficerët e policisë përcaktuan se S.V. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht përmbajtja e alkoolit në gjakun e tij ishte 1.93 promil.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy