MPB Maqedoni njofton se dje (25.05.2025) në orën 18:20, oficerët e Stacionit të Policisë për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan S.M. (19) nga Kumanova.

“Gjatë kontrolleve në trafik, u përcaktua se ai po drejtonte automjet pasagjerësh BMW me shpejtësi prej 91 kilometrash në orë në zonë të populluar ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik””, thonë nga MPB.

The post Ndalohet një person në Kumanovë, tejkaloi shpejtësinë në vendbanim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";