Është ndaluar B.M., pronar i kompanisë “Markovski Kompani DOOEL” në Manastir, e cila me vite ka lidhur kontrata milionëshe me TEC Manastirin.

Sipas burimeve, Policia Financiare e dyshon Markovskin për manipulim të një tenderi me vlerë rreth 100 milionë denarë, ose 1.6 milionë euro nga buxheti shtetëror, përcjell TV21.

“Markovski Kompani” njihet për kontratat për nxjerrjen e qymyrit në TEC Manastir, dhe ishte përmendur gjithashtu si një nga kompanitë më të privilegjuara gjatë kohës së qeverisjes së mëparshme.

Markovski është gjithashtu konsull nderi i Bjellorusisë në Maqedoni. Nga EMV dërguan njoftim në të cilin thonë asnjë anëtar i udhëheqjes aktuale të TEC Manastir nuk është ndaluar, as nuk është i përfshirë në procedurën aktuale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne i inkurajojmë të kompetentët për zbardhjen e plotë të rastit dhe shprehim mbështetje për institucionet në zbatimin e procedurave ligjore, me qëllim të përcaktimit të gjendjes faktike”, thuhet në njoftim.