MPB Maqedoni njofton se dje (09.11.2025) në orën 12:13 në rrugën Tetovë – Gostivar, në afërsi të pikës së pagesës rrugore Gostivar, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar kanë arrestuar personin J.XH.(31) nga f. Raven i Gostivarit, me vendbanim në Zvicër.

“Gjatë kontrollit në trafikun rrugor me radar, zyrtarët policorë kanë konstatuar se ai drejtonte automjetin e tipit “Shkoda” me shpejtësi 174 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë”.

“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, kundër tyre do të bëhen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik””, thonë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";