MPB njofton se sot është ndaluar një 30-vjeçar nga Shkupi i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg prej pesë vjet e nëntë muaj.

“Sot (19.09.2024) në rrugën “Vol Disni” në Shkup, policët e Njësisë së Ndërhyrjes së Policisë në SPB Shkup kanë ndaluar N.I (30) nga Shkupi.

Ai ishte dënuar me 10 vjet e nëntë muaj burgim për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 të Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit prej pesë vjet e nëntë muaj.

Personi është dërguar në stacionin policor në Shuto Orizarë për procedim të mëtejshëm dhe më pas do të dërgohet në institucionin kompetent penalo-korrektues për vuajtje të dënimit”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një person në Shkup, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg appeared first on Telegrafi.