MPB Maqedoni njofton se dje 10.03.2025 në ora 15:30 në autostradën Shtip – Koçan, në afërsi të fshatit Krupisht, komuna Karbinci, nga ana e punonjësve policorë të stacionit policor për siguri rrugore në Shtip, është ndaluar personi A.M (26) nga Shkupi, me vendbanim në Koçan.

“Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor me aparat për matjen e shpejtësisë – radar jashtë vendbanimit është matur se i njëjti, me automjet për pasagjerë Volkswagen Passat me targa të Koçanit lëvizte me shpejtësi prej 151 kilometra në orë në vend ku shpejtësia është e kufizuar në 80 kilometra në orë”.

“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim nga neni 297 i Kodit Penal – “drejtim automjeti në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB.

The post Ndalohet një person në Shtip, kapet duke vozitur me 151 km/h në autostradë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";