MPB Maqedoni njofton se dje ka arrestuar një person nga Tetova, i cili kishte ngjyrosur me ngjyrë të kuqe targat e makinës dhe kishte vendosur sinjalizues në makinën e tij.
“Dje (25.09.2025) në orën 16:40, për shkak të shkeljeve të rregullave të trafikut sipas nenit 139, pika 11, nenit 36, pika 5 të Ligjit për Automjete dhe nenit 225, pika 9 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, oficerët policorë të Departamentit të Policisë së Tearcës ndaluan R.L. (56) nga Tetova, i cili po drejtonte një automjet pasagjerësh Mercedes me targa të Tetovës.
“Atij iu sekuestruan targat e ndryshuara dhe sinjalizuesit e vendosur, dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatiten raporte përkatëse”.
Ndryshe, me vendim të qeverisë, të gjitha automjeteve zyrtare u janë ndryshuar targat dhe të njëjtat tani janë me ngjyrë të kuqe, në mënyrë që të dallohen më lehtë dhe të shmangen keqpërdorimet nga ana e zyrtarëve shtetëror./Telegrafi/