Ndalohet një shoferë në Tetovë, i dehur shkaktoi aksident

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit, ka ndaluar një shoferë nga Tetova pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit pasi ka qenë i përfshirë edhe në aksident.

“Më 25.07.2025 në ora 02.40 në rrugën “Ilindeni” në Tetovë, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për siguri në trafik në kuadër të SPB Tetovë e kanë ndaluar D.S.(49) nga fshati Bërvenicë e Tetovës.

Gjatë ndërmarrjes së masave pas shkaktimit të aksidentit paraprakisht, në të cilin ka qenë i përfshirë D.S. me veturën e tij “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, ku është vërejtur se ai ka ngasur automjetin në ndikim të alkoolit gjegjësisht janë matur 1.78 promilë alkool në gjak”, thuhet në njoftim e MPB-së.

The post Ndalohet një shoferë në Tetovë, i dehur shkaktoi aksident appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy