Një shtetas gjerman u arrestua në vendkalimin kufitar “Tabanoc” pasi në bagazhin e tij personal u gjet marihuanë, kumtuan mëngjesin e sotëm nga Ministria e Punëve të Brendshme

“Dje rreth orës 18:00 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria B.M. (31) nga Republika Federale e Gjermanisë. Gjatë kontrollit dhe verifikimit kufitar, gjegjësisht gjatë kryerjes së kontrollit në automjetin “Audi” me targa kombëtare serbe, të cilin e drejtonte, në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, kumtoi MPB-ja.

Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme-Kumanovë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, potencuan nga MPB-ja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një shtetas gjerman në Tabanoc, gjendet marihuanë në bagazhin e tij appeared first on Telegrafi.