
MPB njofton se policia ka ndaluar një 33-vjeçar nga Shqipëria në vendkalimin kufitarë “Bllatë” për shkak se kërkohej nga Interpoli.
“Më datë 18.10.2025 në orën 15:00 në Pikën Kufitare të Bllatës, për hyrje në vend, oficerët e policisë e privuan nga liria I.L. (33) nga Republika e Shqipërisë sepse gjatë kontrollit kufitar u përcaktua se ai ishte i regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit.
Personi u ndalua në Stacionin e Policisë së Dibrës për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Advertisement