Një shtetas serb është kapur gjatë tentativës për të kontrabanduar orë dy orë Rolex dhe një orë Omega në Maqedoni.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se orët janë zbuluar në veturën e personit në fjalë, i cili po përpiqej të hynte në Maqedoni përmes pikës kufitare “Tabanoc”. Bëhet fjalë për modelet Rolex Submariner, Rolex Sky-Dweller dhe Omega Speedmaster, vlera e të cilave sipas Doganës është 38.000 euro.

“Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale – kontrabandë. Shoferi, me qëllim që të shmangë kontrollin doganor, vendosi orët në një kuti të vogël lëkure, të cilën e futi në çantën e tij të zezë së bashku me sende të tjera për përdorim personal. Produktet e sekuestruara janë dorëzuar pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

The post Ndalohet një shtetas serb në Tabanoc, kapet duke kontrabanduar orë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";