Më 30.04.2025 në orën 10:28 në Stacionin Policor të Strumicës, policia ka ndaluar A.B. (52), zyrtarë policor, i cili dyshohet se ka kryer vepërn penale “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”.

“Më 30.04.2025, në një dhomë zyrtare të SP-së në Strumicë, ku ishin të pranishëm oficerë të tjerë policie, gjatë një kontrolli të një pistolete zyrtare që duhej të ishte e zbarazët, A.B. qëlloi një plumb me armën.

Për ngjarjen u informuan Shefi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Strumicës, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Brendshme dhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimeve të Organizuara në Shkup.

Pas dokumentimit të rastit, kundër A.B. do të paraqitet një raport i përshtatshëm”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një zyrtarë policor në Strumicë, dyshohet për veprën “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” appeared first on Telegrafi.