MPB njofton se sot kanë ndaluar 53-vjeçarin nga Shkupi i cili kishte sulmuar kameramanin e televizionit “Alsat”.

“Sot (21.08.2023) zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë privuar S.E. (53) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit të B.J. (39) nga Shkupi, kameraman i televizionit Alsat, se derisa sot bashkë me dy persona të tjerë po filmonin një intervistë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një burrë ka dalë nga berberi dhe e ka sulmuar fizikisht.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura dhe sulmuesi është identifikuar dhe ndaluar nga punonjësit e policisë.

Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet personi i cili sulmoi punonjësit e televizionit “Alsat” appeared first on Telegrafi.