MPB njofton se është ndaluar shoferi që para katër ditëve goditi një vajzë 11 vjeçare nga Shkupi me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Nga MPB thonë se gjithashtu është gjetur edhe vetura.

“Më 30.10.2025, rreth orës 19:30, pas masave operative të ndërmarra, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e ndaluar B.R. (59) nga Shkupi. Ai, më 28.10.2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, me një automjet “Fiat Seicento”, kishte goditur një vajzë 11-vjeçare nga Shkupi, pas së cilës ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Në aksident, e mitura kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, janë ndërmarrë masat përkatëse dhe shoferi dhe automjeti janë gjetur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me urdhër të prokurorit publik, B.R. është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.