Ka ndërruar jetë gruaja e cila u plagos më 8 mars nga të shtënat me armë nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut pranë pikës pagesore në Preshevë.

30-vjeçarja V.J. ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Nish, shkruan Blic.

Më 8 mars ajo ndodhej në një veturë “Audi” me targa të Maqedonisë së Veriut.

Në veturë ishte edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut, në një moment pasagjerja doli nga vetura dhe nisi të ikë, me ç’rast burri doli dhe gjuajti disa plumba, ndërsa më pas vrau edhe veten.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pacienti V.J. (30) e cila më 8 mars ishte sjellë nga Vranja në Qendrën Mjekësore Universitare në Nish për shkak të plagëve me armë zjarri dhe pas operacionit është shtruar në Klinikën e Anestezisë dhe pas të gjitha përpjekjeve të mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Nishit ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga spitali në Nish, transmeton “Blic”.

Ndërroi jetë gruaja që u plagos nga shtetasi i Maqedonisë në afërsi të pikës së pagesës në Preshevë shkruan Telegrafi.