Në Klinikën Universitare për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL) në Shkup, ka ndërruar jetë njëri nga vëllezërit nga fshati Gajre në Tetovë, të cilët më 11 janar u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Spitalin e Tetovës.

Nga KARIL konfirmuan se A.M (41-vjeçar) ka ndërruar jetë. Në të shtënat me armë zjarri nëntë ditë më parë është lënduar edhe vëllai i tij Z.M (36), i cili po ashtu është duke u mjekuar në KARIL.

Përleshja me armë zjarri në Spitalin e Tetovës ndodhi më 11 janar rreth orës 18:00, në të cilën u plagosën dy vëllezërit nga fshati Gajre. Ata u dërguan në klinikat e Shkupit ditën e njëjtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Arrestohen katër persona të përfshirë në plagosjen e mbrëmshme në Spitalin e Tetovës

SPB Tetovë për këtë ngjarje njoftoi se janë privuar nga liria katër persona, ndërsa një person ende është në kërkim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga SPB Tetovë dhe Prokuroria nuk ka asnjë informacion tjetër zyrtar për rastin, të cilin e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

The post Ndërroi jetë njëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Spitalin e Tetovës appeared first on Telegrafi.