Mbrëmë në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një 7-vjeçare në rrethana të paqarta. Familja e 7-vjeçares thonë se vajzën e kanë dërguar në spital dje dhe se e njëjta ka pranuar disa infuzione.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka thënë se janë ndërmarrë masat për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

“Me dhimbje të thellë mësova për rastin tragjik në Tetovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngushëllime të sinqerta familjes në këto momente të rënda. Janë ndërmarrë masa për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe opinioni do të informohet me transparencë për çdo hap. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht i fëmijëve tanë, është përgjegjësia jonë më e madhe”, thuhet në deklaratën e tij.

Pritet që sot ai në konferencë për shtyp të jep më shumë detaje rreth këtij rasti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";