Sot rreth orës 10 të mëngjesit pranë Mihajlovacit, Serbi, një person 70-vjeçar vdiq në një autobus që udhëtonte nga Gjermania për në Maqedoni.
Siç raportojnë mediat serbe, i ndjeri është shtetas i RMV-së nga Struga, dhe ndihmën e parë e kanë ofruar bashkëudhëtarët e tij, të cilët janë ndalur në një parking pranë një restoranti, në segmentin midis Beogradit dhe Nishit.
Pas rreth 30 minutash, në vendngjarje mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë dhe policia, të cilët u përpoqën ta shpëtonin personin, por për fat të keq nuk arritën.
Shkaku i vdekjes është ende i panjohur, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Serbi, me autobus kthehej nga Gjermania appeared first on Telegrafi.