Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.

Rrethanat e vdekjes nuk dihen akoma, por sipas burimeve jo zyrtare, Qerimi ka gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi në tru. Të njëjtat burime thonë se Qerimi është gjetur pa ndjenja në banjën e burgut, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Familjarët për disa orë nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e pajetë të Qerimit, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i Rexhailit, Jetulla Qerimi. Informacioni është konfirmuar edhe nga shokët e qelisë së burgut.

Trupi i pa jetë i të ndjerit do të kthehet në burgun e Idrizovës, ndërsa familjarët presin që në mëngjes ta pranojnë kufomën për varrim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërron jetë Rexhail Qerimi, i dënuari në rastin “Alfa” shkruan Telegrafi.