Sot në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë Sulejman Sulejmani nga fshati Sopot i Kumanovës, që u dënua i pafajshëm për rastin e montuar të “Sopotit”.

Sulejmani, apo i njohur si “Baca Sylë” ishte arrestuar në maj të 2003 me akuzën e montuar se bashkë me disa bashkëfshatarë të tjerë kishte vendosur një minë shpërthyese në dalje të fshatit të tyre, ku kishin humbur jetën dy ushtarë polak të misionit të NATO-s.

Baca Sylë ishte ndër 11 të dënuarit e fshatit me 156 vite burg, ku ai vuajti afër 7 vite burg. Pas rigjykimit të rastit, me insistim të bashkësisë ndërkombëtare, u zbulua se gjithçka ishte montuar nga shërbimi sekret DSK dhe agjentë të njohur të saj, që nuk u dënuan.

The post Ndërron jetë Sulejman Sulejmani, i dënuar për rastin “Sopoti” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";