Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme e RMV-së është ndriçuar dje dhe sot me ngjyrë të kaltër me rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të formimit të Aleancës, si dhe mbajtjes së Samitit të NATO-s në Uashington.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është një aleat i besueshëm i NATO-s me një kontribut aktiv në forcimin e sigurisë kolektive dhe ruajtjen e stabilitetit transatlantik.

Së bashku me aleatët tanë në Aleancë, ne qëndrojmë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimet për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm”, njoftojnë nga MPJ./Telegrafi/

The post Ndërtesa e MPJ-së së RMV-së u ndriçua në ngjyrë të kaltër, me rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të formimit të NATO-s appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";