Një person humbi jetën në ndeshjen që ndodhi në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, ndërsa tre të tjerë kanë qenë bashkudhëtarë dhe kanë lëndime të rënda trupore.

Sipas SPB Tetovë, ndeshja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë.

Në afërsi të urës së Roshtushes në aksident kanë marrë pjesë A.Gj (68) nga Shkupi dhe L.D (52_ nga Pançeva e Serbisë.

Në aksident ka humbur jetën një shofer, ndërsa tre bashkudhëtarët të moshës 26, 30 dhe 34 vjet janë dërguar në Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokurori Publik ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes./Telegrafi/

Ndeshje në rrugën Dibër-Mavrovë, humb jetën një person shkruan Telegrafi.