Vazhdon agonia për mbijetesën e Liqenit të Prespës. Uji vazhdon të tërhiqet në mënyrë dramatike, por dëshmi të reja nga ekspertët tregojnë se edhe brenda vetë liqenit situata është më shumë se alarmante.
Ndotja është aq e lartë, saqë dukshmëria në ujë është vetëm dy metra. Kjo paraqet një vështirësi shtesë për jetën ujore.
Zhytësit tregojnë se prej kohësh nuk kanë pasur sfidë më të vështirë – thonë se fundi i liqenit mund të shihet vetëm kur e prekin.
Hidrobiologët bëjnë apel për ndërhyrje sa më të shpejtë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për shpëtimin e liqenit. Një nga zgjidhjet e mundshme, sipas tyre, është ajo që u aplikua në Liqenin e Dojranit, ku u gjetën burime të reja uji që u drejtuan në liqen.
