Shefi i SPB Tetovë Amir Dalipi prej nesër shkon në punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Deri në emërimin e shefit të ri, si ushtrues i detyrës do të jetë ndihmësi i shefit aktual Ivica Mihajllovski.

“Shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, Amir Dalipi, i cili me sukses e mban këtë post për më shumë se pesë vjet, me kërkesë të tij, nesër largohet në një pozitë tjetër të lartë në MPB në Shkup”.

“Në pesë vitet e fundit, ndër të tjera, shefi Dalipi i kushtoi vëmendje të veçantë transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut për të gjitha masat dhe aktivitetet e realizuara, përmes bashkëpunimit të hapur dhe konstruktiv me të gjitha mediat. Deri në emërimin e kryeshefit të ri të SPB Tetovë, detyrën do ta kryejë ndihmës shefi i SPB Tetovë”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në SPB Tetovë janë paraparë edhe ndryshime të tjera në poste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndryshime në SPB Tetovë, Ivica Mihajllovski do të jetë u.d shef i ri appeared first on Telegrafi.