“Për Aleancën për Shqiptarët nuk janë të rëndësishme emrat e partive që janë në Qeveri, por vizioni i tyre”.

Kështu thonë nga ASH, në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, në lidhje me ndryshimet eventuale për të cilat u raportua, pas takimit të sotëm në mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Për ne emrat e partive që formojnë qeverinë nuk ka qënë kurrë të rëndësishëm. Kryesorja është vizioni i këtyre partive. Fati i vendit nuk është çështje tifozerie, është çështje pune”, thonë nga ASH.

Ndryshe, Mickoski në takimin e sotëm Kovaçevskit i ka propozuar Qeveri gjithëpërfshirëse, në të cilën nuk do të jetë pjesë BDI, në mënyrë që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, nga BDI thanë se janë të gatshëm që ta lëshojnë Qeverinë, me kusht që opozita maqedonase të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Nga BDI thanë se më e rëndësishme për momentin është “e ardhmja evropiane e vendit”./Telegrafi/

The post Ndryshimet eventuale në Qeveri, ky është qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët appeared first on Telegrafi.