Gjithsej 16 persona janë lënduar në aksidentin e trafikut që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Veles – fshati Izvor, ka njoftuar zëdhënësja e spitalit të Velesit, Elena Levkova-Kyulumova. Dy prej tyre janë transferuar në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm, por nuk janë në rrezik për jetën.

Shoferi i furgonit 57-vjeçar me lëndim në kokë dhe pasagjeri 55-vjeçar me lëndim në bërryl janë dërguar për tretman në Shkup”, ka njoftuar zëdhënësja e spitalit të Velesit.

Lexo po ashtu
Tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Veles – fshati Izvor

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Katërmbëdhjetë personat e mbetur të lënduar që janë sjellë në spitalin e Velesit kanë lëndime të lehta.

Fillimisht u bë e ditur se nga aksidenti trafiku mbetën të lënduar tetë persona, të cilët kanë pësuar lëndime në kokë nga përplasja e furgonit të pasagjerëve me furgonin e mallrave, por që janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë, sot në ora 14:50 është raportuar se në rrugën rajonale Veles-s.Izvor, afër udhëkryqit për fshatin Vojnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me një automjet mallrash “Iveko” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.N.(57) nga Shkupi dhe një furgon “Volkswagen” me targa të Velesit i drejtuar nga O.J.(65) nga fshati Pobozhje – Komuna Çuçer Sandevë. /Telegrafi/

 

Në aksidentin në afërsi të Velesit janë lënduar gjithsej 16 persona shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";