Sot në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 15 – Energjetika dhe Kapitulli 21 Rrjetet transevropiane, si pjesë e Agjendës së gjelbër i Klasterit 4 ndërlidhja e qëndrueshme, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Qeveria është e përkushtuar në reformat energjetike, jo vetëm se ato janë kusht kyç për aderimin e vendit në BE, por edhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për shfrytëzuesit e energjetikës”, tha sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse e kryenegociatorit me BE-në, Drita Abdiu-Halili

Ajo përmendi se Maqedonia e Veriut, njësoj si edhe pjesa tjetër e Evropës, përjetoi vështirësi lidhur me COVID-19, por edhe rritja e shpejtë е çmimeve të gazit natyror dhe energjisë elektrike për arsye të agresionit rus në Ukrainë, gjë që nuk ndikoi që Qeveria të tërhiqet nga investimet në agjendën e gjelbër dhe mjedisit të shëndetshëm.

“Edhe pse kjo vështirësi detyroi shumë vende ti koncentrojnë përpjekjet e tyre në menaxhimin me krizat në vend të reformave sistematike, vendi ynë mbetet lartë e fokusuar në zhvillimin e energjisë së pastër dhe diversifikimin e resurseve energjetike”, theksoi Abdiu-Halili.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Skriningu bilateral për Kapitullin 15 dhe Kapitullin 21 do të vazhdojnë edhe nesër, ku si pjesë e Agjendës së gjelbër janë harmonizimi i legjislaturës së BE-së në këtë fushë dhe planet e ardhshme për vendosjen e stendave evropiane dhe përforcimi i kapaciteteve./Telegrafi/

 

The post Në Bruksel filloi skriningu në mes RMV-së dhe BE-së për kapitujt 15 dhe 21 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";