Rreziku që vjen nga lloji “Omicorn” i coronavirusit, rriti interesin te banorët e Dibrës dhe Qendrës Zhupë për dozën e tretë të vaksinës, posaçërisht te popullata më e moshuar.

“Në pikën vaksinale ku funksionin spitali modular pranë spitalit tonë, imunizimi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa ditëve të fundit ka interes të posaçëm, kryesisht te popullata më e moshuar për dozën e tretë. Deri tani janë aplikuar 450 doza të treta në dy komunat”, tha drejtori i spitalit të Dibrës, Baki Alili.

Dozën e parë e kanë pranuar më shumë se 8.300 persona, ndërsa dozën e dytë rreth 7.500 persona.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë masat si mbajtja e maskës dhe mbajtjen e distancës fizike./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Dibër rritet interesi për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 appeared first on Telegrafi.