Në Saraj, Gostivar e Aerdorom me shumë gjasa do të mbahen zgjedhje të parakohshme komunale.

Sipas Kodit Zgjedhor, posti i deputetit apo ministrit ka konflikt me pozitën e kryetarit të komunës.

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka vendosur të largohet nga posti i kryetarit të komunës së Sarajit dhe t’i përkushtohet punës parlamentare. Mandati deputet i Bexhetit dje në Kuvend u verifikua, me çka Saraji do të duhet të zgjedh kryetar të ri.

Edhe emri i Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, po përmendet gjithnjë e më shumë si ministër i ardhshëm i Shëndetësisë, dhe nëse ai pranon të jetë ministër, zgjedhjet të parakohshme lokale do të mbahen edhe në Gostivar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në disa komuna të Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje të parakohshme appeared first on Telegrafi.