Pasaporta e Maqedonisë me emrin e vjetër mund të jetë ende në përdorim në disa vende evropiane, por jo në Gjermani. Burime diplomatike për “Deutsche Welle” thanë se pasaporta pa emrin e ri kushtetues të shtetit mund të përdoret për të dalë, por jo për të hyrë në vend.

Ata shtojnë se autoritetet gjermane po bëjnë gjithçka për të lehtësuar gjendjen e qytetarëve të Maqedonisë që nuk arritën të pajisen me pasaportë me emrin e ri kushtetues dhe se ndihma ka për qëllim para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Kjo do të thotë se qytetarët e Maqedonisë mund të përdorin pasaportat e tyre me emrin e vjetër kushtetues për identifikim personal në Gjermani, por nuk do të mund të hyjnë në vend nëse nuk kanë dokument të ri udhëtimi me emrin Maqedonia e Veriut.

Ndryshe nga deklarata e djeshme e ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili tha se është turp që shteti t’i burgos qytetarët e tij në shtëpi, dhe dokumentet e udhëtimit me emrin e vjetër të vlejnë në shumë vende evropiane, ndër të cilat ai përmendi edhe Gjermaninë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Gjermani nuk mund të hyhet me pasaportën e vjetër të Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.