Gjatë aksionit kontrolles të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në territorin e vendit, për sanksionimin e mjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dje janë gjobitur 170 drejtues mjetesh.

Sipas MPB-së, 14 prej tyre lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar.

Ndërsa, 45 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, kurse 125 në vende të pa banuara.

“Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në gjithë territorin e Maqedonisë sanksionohen 170 shoferë për tejkalim shpejtësie shkruan Telegrafi.