
Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje në Gostivar deri në orën 15:00 është 20.95%.
Në komunën e Gostivarit procesi zgjedhor po vazhdon të zhvillohet i qetë dhe pa incidente të raportuara deri më tani.
Krahasuar me orët e mëhershme, pjesëmarrja është rritur ndjeshëm, duke treguar një interesim më të madh të votuesve në orët e pasdites.
Në nivel shtetëror, dalja në zgjedhje deri në këtë orë është 31.32 për qind, ndërsa pritet që përqindja të rritet më tej deri në mbylljen e vendvotimeve në orën 19:00.
Advertisement