Më seancën përuruese në Këshillin e Komunës së Shtip sot morën pjesë vetëm 13 këshilltarë të OBRM-PDUKM-së dhe një të partisë “E majta”, ndërsa nëntë këshilltarët e LSDM-së opozitare lëshuan seancën.

Shkaku i bojkotimit të seancës është se në deklaratën e shkruar solemne, në vend të emrit kushtetues të shtetit, shkruhej Republika e Maqedonisë.

Këshilltarja nga radhët e LSDM-ë theksoi se ky veprim është kundër Kushtetutës dhe kërkoi interpretim juridik nga shërbimet, ndërsa pas refuzimit të OBRM-PDUKM-së duke refuzuar kërkesën, LSDM braktisi seancën.

Deklaratën solemne e dhanë 13 këshilltarë të OBRM-PDUKM-së dhe një i partisë “E majta” me emrin e vjetër./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Këshillin Komunal në Shtip nuk përdoret emri kushtetues i vendit, LSDM bojkoton seancën shkruan Telegrafi.