Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së sotme nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Byroja për Siguri Publike dhe Sektori i Punëve të Brendshme Shtip realizuan kontrollim të përbashkët në bashkëveprim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut në klub nate në Vinicë.

“Gjatë kontrollit, nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike është përpiluar procesverbal për mosdhënie të llogarive fiskale, kurse nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut procesverbal për mosposedimin e licencës”, thuhet në njoftimin e polcisië.

Nga ana e policisë në objekt pas orës 24 janë legjitimuar 19 të mitur dhe një person i cili kryente punën e sigurimit pa posedim të licencës për sigurim, për të cilat do të parashtrohen kallëzime përkatëse./Telegrafi/

The post Në klub nate në Vinicë kanë qenë të pranishëm të mitur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";