Gjatë ditës së sotme në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska u promovua çerdhja e re në kuadër të kopshtit të fëmijëve “Lulishtja”.

Kryetari Taravari rikujtoi se gjatë vitit 2017 ka pasur 400 vende në çerdhet e Gostivarit, ndërsa tani ka 800 fëmijë. Përkatësisht është dyfishuar numri i fëmijëve që marrin përkujdesje në çerdhe.

“Lista e pritjes me hapjen e këtij kapaciteti do të ulet në 150, kurse në fillim të qeverisjes sonë e gjetëm me 350 deri 400. Kënaqësi e veçantë është të shoh kushtet në këtë çerdhe si dhe në të gjitha çerdhet tjera”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se vazhdimisht kujdesen për arsimin parashkollor për shkak se siç thonë, investimi në arsim është investim për të ardhmen./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Komunën e Gostivarit hapet çerdhe e re, rritet numri i fëmijëve që marrin përkujdesje appeared first on Telegrafi.