Me rritjen e numrit të qytetarëve në Kërçovë të cilët testohen për KOVID-19 ose bëjnë rëntgen-analiza, ndërsa numri i të hospitalizuarve në kovid-qendrën modulare është dyshifror. Ka edhe gjashtë të sëmurë të cilët në mjekim spitalor në klinikat e Shkupit, deklaroi drejtori i kovid qendrës në Kërçovë, Stanko Tërpeski.

“Për dallim nga tridhjetë ditët e fundit kur kishim një gjendje të favorshme, në dekadën e fundit numri i pacientëve që testohen është në rritje, si dhe numri i personave që bëjnë radiografi. 15 deri në 20 persona testohen çdo ditë dhe numri i pacientëve që bëjnë rëntgen incizime. Qendra modulare e Kovid-it aktualisht kujdeset për 11 pacientë dhe numri i pacientëve të trajtuar është dyshifror në baza ditore dhe nuk është në rënie. Të gjithë pacientët që kujdesen në qendrën modulare të Kovid-it janë me mbështetje oksigjeni.

Nga qyteti ynë kemi edhe gjashtë pacientë të cilët me pasqyrë diçka më të rëndë klinike janë të hospitalizuar në klinikat e Shkupit, por janë jashtë rrezikut për jetë, theksoi Tërpeski.

Është i shqetësuar nga interesi i vogël për vaksinim tek qytetarët sepse mund të shkaktojë rritje të shpejtë të të infektuarve të rinj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në kovid-qendrën në Kërçovë janë hospitalizuar 11 pacientë, gjashtë kërçovarë mjekohen në spitalet e Shkupit appeared first on Telegrafi.