Votimi në Kumanovë filloi në kohë, njoftoi sot kryetarja e KKZ-së së Kumanovës, Kristina Cvetkovska.
94.041 votues kanë të drejtë vote, duke e bërë Kumanovën komunën me numrin më të madh të votuesve, të cilët votojnë në 164 vendvotime.
Kryetarja e KKZ-së së Likovës, Ajshe Demiri, deklaroi se votimi është duke vazhduar. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në komunën e Likovës ka 26.362 votues, të cilët votojnë në 36 vendvotime.
Votimi filloi në kohë edhe në komunën Staro Nagoriçane, deklaroi Kryetari i KKZ-së Staro Nagoriçane, Marjan Dailovski. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, 3.011 votues kanë të drejtë vote në këtë komunë, të cilët votojnë në 36 vendvotime.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";