Në Kuvend sot është caktuar seanca e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës me një pikë të vetme në rendin e ditës – Informacion për emërimin e paligjshëm të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, dorëzuar nga deputetët e opozitës së LSDM-së.

Deputetët e LSDM-së kontestojnë emërimin e drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski.

Nga atje thonë se Qeveria nuk ka respektuar dispozitat e ligjit, i cili parasheh kushtet për zgjedhjen e drejtorit të ASK-së.

Sipas tyre, Hristovski nuk ka arsim adekuat, person i cili nuk e ka kaluar vetingun gjatë reformës për shkak të përfshirjes së tij të mëparshme në veprime të kundërligjshme të DSK-së. Përveç kësaj, Hristovski, siç thuhet, ka një certifikatë të rreme për njohje të gjuhës së huaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare i plotëson kushtet sipas ligjit./Telegrafi/

The post Në Kuvend mbahet seancë e komisionit për emërimin e drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski appeared first on Telegrafi.