Policia dje në magjistralen Tetovë-Shkup ka gjobitur 94 për tejkalim të shpejtësisë, me çka disa janë kapur duke drejtuar automjetet me 214 dhe 227 kilometra në orë. Kontrollet për sanksionimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë, veçanërisht në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup, janë kryer dje nga ora 15:00 deri në ora 21:00.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 94 shoferë për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimeve, 66 në rajonin e Tetovës dhe 28 në rajonin e Gostivarit.

“Tetë prej tyre, gjegjësisht pesë në Tetovë dhe tre në Gostivar, kanë lëvizur me mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia maksimale e lejuar, ndër të cilët dy vozitës në autostradën Shkup-Tetovë kanë udhëtuar me 214 dhe 227 kilometra në orë. Të gjithë shoferëve kundërvajtës u janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, e disave me heqje të përkohshme të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit.

SPB Tetovë u bënë thirrje shoferëve që të mos lëvizin me shpejtësi, sepse numri më i madh i aksidenteve vjetore në komunikacion janë rezultat i shpejtësisë jo të duhur sipas kushteve të rrugës dhe mbi të gjitha me pasoja më të rënda”, tha zëdhënësi Marjan Josifoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në magjistralen Shkup-Tetovë kapen dy shoferë duke udhëtuar me 227 dhe 214 kilometra në orë shkruan Telegrafi.