Rreth 75 përqind e mësuesve në shkollat e Maqedonisë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa mësimin nga distanca e ndjekin dy përqind e nxënësve.

Siç thonë nga Ministria e Arsimit, mësimi online vazhdon për ata nxënës, prindërit e të cilëve do ta kërkojnë të njëjtën, për arsye mjekësore ose jo mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria pret që me imunizimin e vazhdueshëm të sigurohen kushtet për vazhdimin e mësimit me prezencë fizike.

Ndërsa nga e hëna pritet të vazhdojë edhe skriningu i paralajmëruar i 8200 nxënësve në shkollat e mesme dhe fillore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje tha se skriningu pritet të zgjasë pesë ditë, me çka në ditë do të testohen 1600 nxënës./Telegrafi/

The post Në Maqedoni janë vaksinuar rreth 75 përqind e mësuesve appeared first on Telegrafi.