“Për momentin në Maqedoninë e Veriut nuk ka raste të variantit indian të coronavirusit. Në vendin tonë është konfirmuar vetëm prania e llojit britanik”.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kur u pyet nëse autoritetet shëndetësore po e ndjekin situatën me mutacionin e coronavirusit në Indi.

Filipçe gjithashtu tha se aktualisht autoritetet nuk parashohin masa për parandalimin e pranisë së këtij varianti të virusit në vendin tonë.

“Tek ne nuk është detektuar formë tjetër përpos atij britanik. Këtë e tregojnë analizat e fundit që bëhen në disa javë, sekuencioni i genomit që bëhet në dy laboratorët si dhe analizat. Mbetemi në masat aktuale”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas OBSH varianti i mutacionit të Indisë i quajtur ndryshe B 1.617 është detektuar në 17 shtete të botës. Vendet ku është zbuluar më shpesh janë India, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Singaporit por raste ka edhe në Belgjikë, Zvicër, Greqi dhe Itali./Telegrafi/

Në Maqedoni nuk është vërtetuar prania e llojit indian të coronavirusit, autoritetet nuk do të vendosin masa të reja shkruan Telegrafi.