Në muajin korrik paga bruto arriti në 68.102 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi pagën mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut për korrikun e vitit 2025, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas shifrave të publikuara, paga mesatare neto e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga bruto arriti në 68.102 denarë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të pagave, e cila është për shkak të rritjeve në disa sektorë kyç.
“Në korrik të vitit 2025, paga mesatare neto mujore e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga mesatare bruto mujore e paguar ishte 68.102 denarë”, njoftojnë nga ESHS.

Në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është 10.5% më e lartë.
Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorët: Aktivitete administrative dhe shërbimesh mbështetëse për 16.5%, Arsim për 15.0% dhe Aktivitete shëndetësore dhe të punës sociale për 14.8%.

Një rënie e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, u regjistrua në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurime për 4.0%, Miniera dhe gurore për 3.3% dhe Informacion dhe komunikim për 3.0%./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy