Në muajin tetor Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar 94.165 turistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në tetor të këtij viti Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar 94.165 turistë, prej të cilëve 28,9 për qind janë turistë vendas dhe 71,1 për qind turistë të huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), numri i bujtive në tetor 2023 është 18.7272, prej të cilave 36.7% janë nga turistë vendas dhe 63.3% nga turistë të huaj.

“Në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 21.2%, përkatësisht: turistët vendas janë rritur me 0.1%, dhe turistët e huaj janë rritur me 38.6%.

Në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i fjetjeve është rritur me 9.8%, përkatësisht: tek turistët vendas ka një rritje prej 1.1%, ndërsa tek turistët e huaj ka një rritje prej 23.5%”, njoftojnë nga ESHS./Telegrafi/

Advertisement

Në muajin tetor Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar 94.165 turistë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy